KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hamza: Nga sot do të veprojmë që ligjshmëria të rikthehet

Hamza: Nga sot do të veprojmë që ligjshmëria të rikthehet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot në një deklaratë të dhënë nga salla e Kuvendit të Kosovë theksoi se PDK-ja nuk do të pranojë më vazhdimin e shkeljeve kushtetuese.

Hamza theksoi se nga sot fillon një fazë tjetër dhe se PDK nuk do të mjaftohet vetëm duke kërkuar që ligjshmëria të respektohet.

“Nuk do të pranojmë që shkelja e Kushtetutës të bëhet praktikë….Nga sot fillon një fazë tjetër. Një fazë në të cilën Partia Demokratike e Kosovës nuk do të mjaftohet vetëm duke kërkuar që ligjshmëria të respektohet. Do të veprojmë, me përgjegjësi, me vendosmëri. Me të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale që na i jep rendi kushtetues i Republikës së Kosovës. Ne kemi kërkuar që ligjshmëria të respektohet. Nga sot, do të veprojmë që ligjshmëria të rikthehet”, tha Hamza.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.