KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hamburgu nuk llogaritë në të – Emir Sahiti mund të gjejë shpëtim te klubi tjetër gjerman

Hamburgu nuk llogaritë në të – Emir Sahiti mund të gjejë shpëtim te klubi tjetër gjerman

Hannover 96 ka shfaqur interesim për transferimin e Emir Sahitit nga Hamburger SV dhe e sheh reprezentuesin e Kosovës si një opsion për të përforcuar krahun e sulmit. Sipas raportimeve në Gjermani, klubi ka bërë tashmë një ofertë për 27-vjeçarin.

Sahiti, i cili mund të luajë në të dy krahët e sulmit, nuk bën pjesë në planet e Hamburgut për sezonin e ri. Ai ka kontratë me HSV-në deri në verën e vitit 2027.

Reprezentuesi kosovar ishte huazuar gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar te Maccabi Tel Aviv, ndërsa tani e ardhmja e tij në Hamburg është e pasigurt.

Megjithatë, aventura e Sahitit në Izrael u ndërpre në mënyrë të papritur për shkak të luftës dhe situatës së sigurisë në vend, duke mos pasur mundësi ta vazhdonte sezonin normalisht.

Hannoveri po e shqyrton Sahitin si një përforcim për repartin ofensiv, ndërsa negociatat mund të marrin zhvillim në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Klubi i Bundesliga 2, Hannoveri, nuk e ka nisur aspak mirë, pasi që pas dy ndeshjeve ka dy humbje.

Sahiti ka 7 paraqitje dhe një gol me Kosovën, ndërsa vlera e tij në treg, sipas Transfermarkt, raportohet të jetë rreth 1.7 milionë euro. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.