KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Halle Berry në një betejë të vështirë për kujdestarinë e djalit

Halle Berry në një betejë të vështirë për kujdestarinë e djalit

Aktorja e njohur hollivudiane, Halle Berry, po përballet me një periudhë të vështirë në jetën personale, pasi beteja e vazhdueshme ligjore për kujdestarinë e djalit të saj, Maceo, 13-vjeçar, thuhet se ka ndikuar rëndë në marrëdhënien mes tyre.

Sipas dokumenteve të reja të paraqitura në gjykatë, avokatët e aktores kanë paralajmëruar se raporti mes nënës dhe djalit mund të pësojë dëme të pariparueshme, nëse nuk rikthehet marrëveshja e mëparshme për kujdestarinë, shkruan Hello, transmeton IndeksOnline.

Në këtë çështje është përfshirë edhe ish-bashkëshorti i saj, Olivier Martinez, me të cilin Berry po zhvillon prej kohësh një betejë ligjore për çështjet që lidhen me djalin e tyre.

Ndërkohë, në mbrojtje të aktores ka dalë edhe i fejuari i saj, Van Hunt, i cili ka folur publikisht në mbështetje të saj.

Situata duket se po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar për yllin e Hollywood-it, ndërsa shqetësimi kryesor mbetet ndikimi që kjo përplasje mes prindërve mund të ketë në marrëdhënien e saj me të birin.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.