Plan-Propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është “8 me 2” për Kosovën, beson deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, derisa vlerëson edhe se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk do ta nënshkruajë këtë marrëveshje.
Tetë pika janë në favor të Kosovës, ndërsa vetëm 2 për Serbinë, thotë ai, të cilat “në njëfarë mënyre do të krijojnë probleme për Kosovën”, ndërsa shtoi se “hallin e kam te statuti i Asociacionit dhe se si do ta zgjdhim”.
“Unë mendoj se ata [Serbia] nuk do ta nënshkruajnë”, i tha Haliti ATV-së, por se beson se “loja e Serbisë është të na shtijnë neve të mos e nënshkruajmë”.
Megjithatë, Kosova duhet ta nënshkruajë planin evropian për normalizim të marrëdhënieve, beson Haliti, teksa edhe vlerëson se “jemi në presion të madh”.