KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haliti nga Aqareva: Do të miratojmë ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare

Haliti nga Aqareva: Do të miratojmë ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare

Xhavit Haliti ka qëndruar në fshatin Aqarevë, nga ku ka premtuar se do të angazhohet që në legjislaturën e ardhshme Kuvendi të miratojë ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare nga sharjet, fyerjet dhe çdo përpjekje për t’i njollosur ato.

“Në Aqarevë, te familja e Tafil Jasharit, mes njerëzve që e kanë përjetuar dhe bartur mbi supe luftën për liri.

Në shtëpinë ku gjatë luftës kishte qëndruar dëshmori i kombit, i madhi Bekim Berisha, ende ndiheshin gjurmët e kohës së luftës dhe krenaria për rezistencën çlirimtare.

Vlerat e luftës janë të shenjta, prandaj do t’i mbrojmë me ligj nga sharjet, fyerjet dhe çdo përpjekje për t’i njollosur ato”, ka shkruar Haliti në llogarinë e tii në Facebook.

Xhavit Haliti mban numrin 14 në listën e PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.