KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Hakimi e zhvillon ndeshjen e jetës, tre gola dhe dy asistime në fitoren e PSG-së

Hakimi e zhvillon ndeshjen e jetës, tre gola dhe dy asistime në fitoren e PSG-së

Achraf Hakimi ka përjetuar një mbrëmje të jashtëzakonshme në fanellën e Paris Saint-Germainit.

Mbrojtësi maroken ishte protagonisti absolut në fitoren 5-1 ndaj Le Havre, duke realizuar tri gola dhe duke dhuruar dy asistime, pra duke marrë pjesë drejtpërdrejt në të pesë golat e skuadrës parisiene.

Le Havre kaloi fillimisht në epërsi, por Hakimi nisi spektaklin duke asistuar për barazimin e Mika Godts në minutën e 26-të.

Vetëm dy minuta më vonë, ai shënoi golin e përmbysjes, ndërsa në pjesën e dytë realizoi edhe dy herë të tjera, përfshirë një gol të bukur nga goditja e dënimit.

Ndërkohë, asistoi edhe për golin e Senny Mayulu. Kjo ishte hera e parë në karrierën e tij që Hakimi realizon het-trik.

Për më tepër, ai u vlerësua me notën perfekte 10 nga Sofascore, duke e konfirmuar një paraqitje të rrallë për një futbollist që luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.