KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Hailey Bieber mahnit me paraqitjen e saj në fushatën e re të markës së njohur italiane

Hailey Bieber mahnit me paraqitjen e saj në fushatën e re të markës së njohur italiane

Hailey Bieber ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në fushatën më të re të markës italiane të rrobave të banjës Calzedonia, ku pozoi me bikini rozë në Palm Springs.

Modelja 29-vjeçare, e cila në muajin maj u prezantua si ambasadorja e re digjitale e markës, u shfaq në një seri fotografish verore që nxjerrin në pah stilin e saj karakteristik dhe elegancën e thjeshtë.

Fushata është frymëzuar nga atmosfera mesdhetare dhe sjell modele të reja të koleksionit veror 2026, shkruan DailyMail.

Në fotografitë promovuese, Hailey kombinon bikinit me grim natyral dhe flokë të stiluar lehtë, duke reflektuar estetikën e njohur si “California cool”.

Marka e përshkroi bashkëpunimin si një kombinim të stilit modern veror me elemente të frymëzuara nga moda retro.

Paraqitja e re vjen pak ditë pasi Hailey u pa në një dalje me bashkëshortin e saj, Justin Bieber, gjatë koncertit të The Kid LAROI në Los Angeles.

Përveç angazhimeve në botën e modës, Hailey vazhdon të zhvillojë edhe markën e saj të kozmetikës, Rhode.

Së fundmi, ajo ka mohuar spekulimet për ndërhyrje estetike, duke theksuar se formën e saj fizike e ruan përmes stërvitjeve të rregullta dhe një stili të shëndetshëm jetese. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.