Analisti Valon Syla, ka lënë anash për pak politikën dhe ka analizuar veshjet e qytetarëve.
Përmes një postimi në Facebook, Syla me nje gjuhë seksiste dhe klasiste ka vlerësuar veshjet e qytetarëve kosovarë.
“Hina në bankë pata punë i pashë katër gra në trenerka tu pritë rend. Para disa dite isha edhe në një varrim. Edhe aty me trenerka meshkujt bojshin kishe nderime morti.Gati se secili prej neve e ka nga një kojshike, me trenerka të hinta të pikta me ‘varekinë’, që i ka hundët e nxonta gjithë e i ngreh këpucat e shkelta para dere… zhaaagg”, ka shkruar Syla.
Me tej, Syla vazhdon të kritikojë veshjen sportive të qytetarëve.
“Ose ndonjë kojshi që han fara para hymje me trenerka e pështyn në tokë me gojë plotë livore. Një popull në trenerka, bre dreqi në bark ja u hongt’. Kallxoni pak respekt bile në varrime”, shkruan ai.Një popull në trenerka, bre dreqi në bark ja u hongt’. Kallxoni pak respekt bile në varrime”, shkruan ai.