Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Jo të gjithë punonjësit e AI-së besojnë se inteligjenca artificiale mund të zhdukë njerëzimin

    September 20, 2026

    Volvo rikthen butonat fizikë në vetura: Ekrani nuk është zgjidhja për gjithçka

    September 20, 2026

    Akuzë kundër gjashtë personave në rastin e lejeve për vozitje të falsifikuara

    September 20, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Jo të gjithë punonjësit e AI-së besojnë se inteligjenca artificiale mund të zhdukë njerëzimin
    • Volvo rikthen butonat fizikë në vetura: Ekrani nuk është zgjidhja për gjithçka
    • Akuzë kundër gjashtë personave në rastin e lejeve për vozitje të falsifikuara
    • Autobusi me nxënës përplaset me një shkëmb në Mal të Zi, ka të lënduar
    • 42 kilometra për t’u sfiduar: Prishtina mbushet me mijëra vrapues
    • Hap i ri për bizneset kosovare, Kosova pjesë e ATA Carnet
    • “Po familja e Rexhes?” – Hamza përgjigjet pas kritikave për mosvizitë: Ju kam shkruar, pres të takohemi
    • Angelina Jolie dhe Salma Hayek rrëfejnë si lindi miqësia e tyre gjatë “Without Blood”
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, September 20
    • Ballina
    • Lajme

      Penelope Cruz shfaqet elegante në premierën e “The Invite”

      September 20, 2026

      Shoferi arratiset nga kontrolli policor, vetura përfundon e aksidentuar

      September 20, 2026

      Sulmoi nusen, arrestohet një grua në Malishevë

      September 20, 2026

      Përleshje në Prizren, lëndohet një polic dhe arrestohen katër persona

      September 20, 2026

      Mosmarrëveshje mes vjehrrës dhe resë në Prishtinë, dy të dyshuarat shoqërohen në polici

      September 20, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Hapen qendrat e votimit në Saksoni-Anhalt, ndërsa AfD parashikohet të fitojë zgjedhjet shtetërore

      September 6, 2026

      KDI mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e dispozitave të kundërligjshme në Rregulloren e KQZ-së për Vëzhguesit e Zgjedhjeve

      August 3, 2026

      KQZ pritet të certifikojë më 8 korrik rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

      July 7, 2026

      Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim diskutimet për formimin e institucioneve të reja

      June 24, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026
    • Moti

      Diell e vranësira, pasdite priten reshje shiu dhe rrufe

      September 20, 2026

      Super El Nino po merr fuqi – kur priten reshjet e para të borës?

      September 19, 2026

      Moti në Shqipëri, vranët me reshje shiu

      September 19, 2026

      Moti në fundjavë, vranësira e vende-vende reshje shiu

      September 19, 2026

      Moti në Shqipëri, reshje të izoluara shiu

      September 18, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Guvernatori i BQK-së takon zyrtarë të Thesarit amerikan, flasin për luftën kundër pastrimit të parave dhe zhvillimin e tregut të kapitalit

    Guvernatori i BQK-së takon zyrtarë të Thesarit amerikan, flasin për luftën kundër pastrimit të parave dhe zhvillimin e tregut të kapitalit

    korrektpressBy korrektpressApril 15, 2026 Ahmet ismaili 2 Mins Read
    Guvernatori i BQK-së takon zyrtarë të Thesarit amerikan, flasin për luftën kundër pastrimit të parave dhe zhvillimin e tregut të kapitalit
    Guvernatori i BQK-së takon zyrtarë të Thesarit amerikan, flasin për luftën kundër pastrimit të parave dhe zhvillimin e tregut të kapitalit
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, së bashku me delegacionin e tij, në kuadër të pjesëmarrjes në Takimet Pranverore 2026 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), është pritur në Zyrën e Asistencës Teknike të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara.

    Në takim, delegacioni i BQK-së u prit nga drejtorët Ed Roche dhe Rachel Irmen, përgjegjës për zhvillimin e tregut të kapitalit dhe fushat PPP/LPPFT, së bashku me bashkëpunëtorë.

    Sipas njoftimit, takimi riafirmoi partneritetin ndërmjet BQK-së dhe Departamentit të Thesarit të SHBA-së, si në kuadër të projektit aktual, ashtu edhe në mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me rëndësi strategjike.

    Në fokus të diskutimeve ishin lufta kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes (PP/FT/FP), si dhe zhvillimi i infrastrukturës për tregun e kapitalit, përfshirë mbështetjen për punën fillestare dhe kornizat e nevojshme operacionale.

    Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohje për, siç u tha, mbështetjen e vazhdueshme të Thesarit të SHBA-së ndaj BQK-së, duke vlerësuar rolin e tij në fuqizimin e funksioneve kryesore dhe ngritjen e kapaciteteve të institucionit.

    Delegacioni i BQK-së i informoi gjithashtu zyrtarët amerikanë për zhvillimet kryesore në avancimin e kornizës ligjore dhe masat e marra për forcimin e integritetit të sistemit financiar.

    Nga ana e tyre, drejtuesit e Zyrës së Asistencës Teknike të Thesarit amerikan konfirmuan gatishmërinë për zgjerim të bashkëpunimit në kuadër të një programi të ri të asistencës teknike në fushën kundër PP/FT/FP, si dhe për të eksploruar një projekt të mundshëm për avancimin e infrastrukturës teknike për zhvillimin e tregut të kapitalit.

    BQK thekson se mbetet e përkushtuar për promovimin e një sektori financiar të fortë, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

    TË TJERA

    BQK siguron qasje në mekanizmin EUREP, forcohet rrjeti i sigurisë financiare të Kosovës

    Banka Botërore vlerëson progresin e BQK-së në modernizimin e sektorit financiar

    BQK dhe sektori bankar avancojnë përgatitjet për funksionalizimin e pagesave të shpejta përmes projektit TIPS Clone

    Ismaili pret ambasadorin Malaj, flasin për SEPA-n dhe modernizimin e sistemit të pagesave

    Mashtrimet digjitale në rritje, për 6 muaj BQK pranoi 82 ankesa për keqpërdorim të kartelave

    BQK dhe sektori bankar vazhdojnë përgatitjet për integrimin në SEPA

    Banka në telefon, cash-i në xhep – a është Kosova gati për revolucionin financiar digjital?

    LEXO GJITHASHTU

    Jo të gjithë punonjësit e AI-së besojnë se inteligjenca artificiale mund të zhdukë njerëzimin

    September 20, 2026

    Volvo rikthen butonat fizikë në vetura: Ekrani nuk është zgjidhja për gjithçka

    September 20, 2026

    Akuzë kundër gjashtë personave në rastin e lejeve për vozitje të falsifikuara

    September 20, 2026

    Autobusi me nxënës përplaset me një shkëmb në Mal të Zi, ka të lënduar

    September 20, 2026
    TË TJERA

    42 kilometra për t’u sfiduar: Prishtina mbushet me mijëra vrapues

    September 20, 2026

    Hap i ri për bizneset kosovare, Kosova pjesë e ATA Carnet

    September 20, 2026

    “Po familja e Rexhes?” – Hamza përgjigjet pas kritikave për mosvizitë: Ju kam shkruar, pres të takohemi

    September 20, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.