KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gurë, çimento e madje edhe pirunë, nxirren mbetje nga kanalizimi në Gjakovë e Rahovec

Gurë, çimento e madje edhe pirunë, nxirren mbetje nga kanalizimi në Gjakovë e Rahovec

Njësia për pastrimin e kanalizimit në KRU “Gjakova” ka hasur në mbetje të ndryshme gjatë punës për pastrimin dhe zhbllokimin e rrjetit të kanalizimit në Gjakovë dhe Rahovec.

Sipas KRU “Gjakova”, ekipet e saj kanë punuar për orë të tëra për të zhbllokuar pusetat, të cilat ishin bllokuar nga materiale të ndryshme.

Në një pusetë në Rahovec, ekipet kanë gjetur dhe nxjerrë një pjesë të bordurës së rrugës, përkatësisht një gur skajor, i cili kishte bllokuar kanalizimin.

Ndërsa në Gjakovë, nga disa puseta janë nxjerrë sasi të mëdha zalli, gurësh, çimentoje e plastike.

“Madje edhe pirunë”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.

Kompania u ka bërë thirrje operatorëve dhe kompanive që merren me asfaltimin dhe ndërtimin e rrugëve që të mos hedhin zhavor, gurë dhe mbetje të tjera në rrjetin e kanalizimit.

“Këto veprime vështirësojnë punën e ekipeve tona dhe në të ardhmen mund të shkaktojnë dëmtime serioze të rrjetit të kanalizimit”, thuhet në njoftim.

KRU “Gjakova” ka apeluar që mbetjet e punimeve të mos përfundojnë në pusetat dhe rrjetin e kanalizimit, pasi ato mund të shkaktojnë bllokime dhe probleme në funksionimin e sistemit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.