Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, për RTV21, ka deklaruar se nuk është optimist lidhur me vendimin e Gjykatës, megjithatë ka shprehur shpresën që të akuzuarit të shpallen të pafajshëm.
Gucati theksoi se pret që gjykata të bazohet në prova dhe dëshmi, e jo të marrë vendime të nxituara.
“Ne nga ajo gjykatë, gjyqëtarë nuk jemi optimist, ne duhet të themi se shpresojmë se dalin të pafajshëm ata dhe sot gjykata të merrë një vendim pozitiv. Duke parë vendimin e parë që kemi humbur gjitha shpresat dhe nga ajo Gjykatë ne nuk presim mbrekulli të mëdha. Prapë dua me besu që ajo duhet të thirret në prova, në dëshmitarë, në njerëz jo të merr vendim ad/hoc”, deklaroi ai.

