KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

GTA VI shënon lansimin më të madh në historinë e PlayStation

GTA VI shënon lansimin më të madh në historinë e PlayStation

Vetëm pesë ditë pas lansimit, GTA VI ka tërhequr vëmendje të jashtëzakonshme dhe ka shënuar rekorde të reja në industrinë e videolojërave.

Shitjet në ditën e parë arritën në 3.79 miliardë dollarë, duke e bërë lansimin më të madh në historinë e argëtimit, në të gjitha kategoritë mediatike, transmeton Telegrafi.

Sony ka konfirmuar gjithashtu se GTA VI shënoi lansimin më të madh në historinë e PlayStation, gjatë 32 viteve të ekzistencës së platformës dhe pesë gjeneratave të konzollave.

Sipas një artikulli të publikuar në blogun zyrtar të PlayStation, loja regjistroi 39 milionë lojtarë unikë në PS5. Ajo arriti gjithashtu numrin më të lartë të lojtarëve njëkohësisht aktivë në historinë e PlayStation, duke përfshirë titujt me shumë lojtarë, lojërat falas dhe ato me një lojtar.

Në total, përdoruesit e PS5 shpenzuan 683 milionë orë duke luajtur GTA VI. Kjo i bie që secili lojtar kaloi mesatarisht pak më shumë se 17 orë duke eksploruar hartën e gjerë të lojës.

Sipas vlerësimeve të Sony, GTA VI ishte loja e parë që u luajt në 70 për qind të konzollave të reja PS5, të cilat u blenë dhe u lidhën me internet gjatë fundjavës së lansimit.

Ndërkohë, ende nuk dihet se sa lojtarë e kanë luajtur titullin në konzollat Xbox. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.