KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gruda: Me ligjin për Specialen, Kosova si shtet i pavarur përballet në Hagë

Gruda: Me ligjin për Specialen, Kosova si shtet i pavarur përballet në Hagë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar në Debat Plus se Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mund të krijojë përplasje institucionale mes Kosovës dhe Gjykatës Speciale në Hagë.

Duke folur për mundësinë që ligji të rrëzohet në dhomën e Kushtetueses në Hagë, Gruda tha se moszbatimi i vendimeve dhe i Kushtetutës së Kosovës nga Gjykata Speciale nuk është diçka e re, por sipas tij, rëndësia e ligjit qëndron te raporti që ai krijon mes shtetit të Kosovës dhe kësaj gjykate.

“A mundet ky ligj të rrëzohet në dhomën kushtteuse? me thënë që sot Haga nuk heziton mos me i zbatu ligjet e Kosovës, nuk është naj farë gjetje, është si me thënë uji është i lagët. që Haga nuk i zbaton vendimet e Kosovës, Kushtetutën na ka treguar për 6 vjet rend. Por, cka bën ky ligj? Ky ligj e ndërton një përpalsje të Kosovës me Specialen… tash kemi hyrë në një proces, ku Kosova si shtet, jo më si territori i administruar nga UNMIK, por si shtet i pavarur, ndeshet me Specialen”, ka deklaruar Gruda.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.