Një 67-vjeçare nga Wisconsin ka rikthyer titullin e Guinness World Records për koleksionin më të madh të paketimeve të kripës dhe piperit.
Linda Schulz, nga Brookfield, tashmë ka mbledhur 754 çifte të përputhshme paketimesh kripe dhe piperi, duke rimarrë rekordin që e kishte fituar për herë të parë në vitin 2024.
Atëherë, koleksioni i saj përbëhej nga 494 çifte, por një vit më vonë rekordi iu mor nga Salacnib “Sonny” Molina, i cili kishte 594 çifte.
Schulz nuk u ndal dhe këtë vit e çoi koleksionin në 754 çifte, transmeton Telegrafi.
“Mbledhja e tyre më duket shumë interesante dhe argëtuese. Të kesh si synim një rekord Guinness e bën këtë hobi edhe më interesant”, tha ajo.
Koleksioni i saj nisi me vetëm një çift paketimesh nga zinxhiri i ushqimit të shpejtë Arby’s.
Ndër më të preferuarat e saj janë dy paketime me dizajn në formë këmishash havajane, të marra nga Hawaiian Airlines. /Telegrafi/