KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Grevë te Barcelona para El Clásicos, punëtorët paralajmërojnë protesta

Grevë te Barcelona para El Clásicos, punëtorët paralajmërojnë protesta

Barcelona përballet me një problem të ri para ndeshjes së madhe kundër Real Madridit.

Punëtorët e klubit me kontrata të përhershme sezonale kanë paralajmëruar grevë treditore, e cila përkon me fundjavën e El Clásicos, më 25 tetor në “Spotify Camp Nou”.

Greva është planifikuar të nisë në mesnatën e 23 tetorit dhe të përfundojë në orën 06:00 të mëngjesit të 26 tetorit.

Punëtorët ankohen për kushtet e punës

Punonjësit, të cilët kujdesen për organizimin dhe funksionimin e ndeshjeve, pretendojnë se kushtet e tyre të punës janë përkeqësuar gradualisht.

Ata denoncojnë mungesën e stafit, parregullsitë kontraktuale, mosrespektimin e marrëveshjeve dhe të drejtave të përcaktuara në kontratat kolektive, si dhe kalimin e disa shërbimeve te kompanitë e jashtme.

Aktualisht, Barcelona ka rreth 60 punëtorë në këtë kategori, ndërsa përfaqësuesit e tyre vlerësojnë se nevojiten nga 90 deri në 95 punonjës për t'i përmbushur të gjitha detyrat.

Sipas raportimit, punësimi i fundit në këtë kategori është bërë në tetor të vitit 2024.

Nuk rrezikohet zhvillimi i El Clásicos

Pavarësisht paralajmërimit për grevë, drejtuesit e Barcelonës besojnë se aktiviteti i klubit do të vazhdojë normalisht dhe se zhvillimi i ndeshjes kundër Real Madridit nuk është në rrezik.

Ndërkohë, negociatat mes palëve pritet të vazhdojnë në ditët e ardhshme, me synimin për të gjetur një marrëveshje.

Protesta nuk prek vetëm El Clásicon. Në të njëjtën fundjavë, në listën e aktiviteteve të prekura janë edhe ndeshja e basketbollit Barcelona–Casademont Zaragoza, ajo e hendbollit Barcelona–Rebi Cuenca dhe përballja e ekipit të femrave Barcelona–Granada.

Kështu, klubi katalanas synon ta zgjidhë konfliktin para një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit, për të shmangur komplikimet në organizimin e fundjavës. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.