KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Grenell zgjedh jugun e Shqipërisë për pushime

Grenell zgjedh jugun e Shqipërisë për pushime

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump për Misione të Veçanta, Richard Grenell, po kalon disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë, duke zgjedhur rivierën shqiptare si destinacion për pushimet verore.

Grenell ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram një sërë fotografish nga qëndrimi në bregdetin shqiptar, ku shfaqet duke shijuar natyrën, detin dhe atmosferën e relaksuar së bashku me miq dhe familjarë.

Krahas imazheve të publikuara, ai ka shkruar shkurt: “Shqipëria me shoqëri dhe familje”.

Foto: Instagram

Postimi i tij ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, të cilët kanë komentuar pozitivisht, duke i uruar pushime të këndshme dhe duke vlerësuar bukuritë natyrore të rivierës shqiptare, që vitet e fundit është kthyer në një prej destinacioneve më të preferuara turistike në rajon.

Kjo nuk është hera e parë që figura të njohura ndërkombëtare zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet, teksa vizitat e tyre vazhdojnë të promovojnë vendin si një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turistët nga e gjithë bota.

Foto: Instagram

Qëndrimi i Grenell në Shqipëri vjen në kulmin e sezonit turistik, kur bregdeti shqiptar po mirëpret mijëra vizitorë vendas dhe të huaj.

Postimi i tij i bashkohet promovimit të rivierës shqiptare në rrjetet sociale, duke e vendosur edhe një herë vendin në vëmendjen e publikut ndërkombëtar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.