KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Granit Xhaka asiston te supergoli i Ndoye ndaj Gjermanisë

Granit Xhaka asiston te supergoli i Ndoye ndaj Gjermanisë

Mesfushori Granit Xhaka ka dhuruar një asistim për Ndoye në miqësoren ndaj Gjermanisë.

Ylli shqiptar që përfaqëson Zvicrën dhuroi një top të gjatë te Ndoye, i cili dribloi brenda zonës dhe me një supergol e la portierin e Gjermanisë të shtangur.

Për ta parë golin: VIDEO

Ndërkohë, Gjermania u këndell shpejtë për të barazuar falë Jonathan Tah, i cili u asistua prej Florian Wirtz.

Aktualisht rezultati është 1-1, ndërsa dy kombëtaret do të kërkojnë vetëm fitore për t’u ngritur më shumë në renditjen botërore nga FIFA./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.