KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Grabitje në një argjendari në Prishtinë

Grabitje në një argjendari në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur sot në një lokal në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Telegrafin se informatën e kanë pranuar sot rreth orës 10:00.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një rast vjedhje e rëndë, që ka ndodhur në një lokal, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Zyrtarët nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme-Prishtinë, në koordinim të plotë me prokurorinë janë duke punuar për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, ka thënë Pllana.

Ai ka shtuar se hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.