Një grabitje ka ndodhur brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë, ku një person që dyshohet se ka qenë i armatosur i ka marrë një klienti të bankës një shumë parash që ai po depozitonte.
Sipas informacioneve paraprake, autori i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, i ka marrë paratë qytetarit, ndërsa më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një motor, raporton euronews.al
Forca të shumta policore kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit”, njofton policia.
