KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gordon: “Nuk jemi favoritë ndaj Real Madridit, kundër PSG-së mund të jepja më shumë”

Gordon: “Nuk jemi favoritë ndaj Real Madridit, kundër PSG-së mund të jepja më shumë”

Anthony Gordon pret një El Clásico të fortë dhe të baraspeshuar, duke vlerësuar se Barcelona nuk është favorite e qartë ndaj Real Madridit.

“Favoritët nuk kanë shumë rëndësi në ndeshje të tilla. Gjithçka mund të ndodhë, sepse niveli është shumë i lartë. Nuk mendoj se jemi favoritë, pasi të dyja skuadrat janë të barabarta”, deklaroi sulmuesi anglez.

Gordon foli edhe për paraqitjen e tij ndaj Paris Saint-Germainit, duke pranuar se nuk ishte në nivelin e duhur.

“Ndeshja ndaj PSG-së ishte një rast kur mund të kisha dhënë më shumë. Nëse dua të bëhem lojtari që synoj, duhet të paraqitem në nivelin më të lartë në ndeshjet e mëdha”, tha ai.

Futbollisti i Barcelonës e vlerësoi me notën 7.5 nga 10 fillimin e tij te katalanasit, por theksoi se ka ende shumë për të përmirësuar. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.