KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Google po shton shumë opsione të reja personalizimi në Android 17

Google po shton shumë opsione të reja personalizimi në Android 17

Google sapo publikoi përditësimin Android 17 QPR2 Beta 3 për pajisjet Pixel të përshtatshme dhe, përveç korrigjimit të disa gabimeve, softueri i ri prezanton edhe disa veçori të reja interesante.

Ndryshimi më i dukshëm është aftësia për të personalizuar menunë e Cilësimeve të Shpejta, transmeton Telegrafi.

Me Android 17, Google po shton një redaktues të ri të paraqitjes së Cilësimeve të Shpejta që ju lejon të rregulloni pothuajse të gjitha butonat dhe cilësimet.

Mund të zgjidhni se cilët butona të shpejtë do t’i shndërroni në pllaka më të mëdha dhe madje të lëvizni rrëshqitësin e ndriçimit dhe media player-in.

Më shumë opsione tematike do të përfshihen në versionin përfundimtar. Për shembull, mund të rregulloni nuancën e katër ngjyrave kryesore përmes një rrëshqitësi dhe do të shtohen edhe disa efekte turbullimi.

Për më tepër, përditësimi prezanton disa veçori të mbrojtjes së thirrjeve që ndihmojnë në parandalimin e përdoruesve nga mashtrimet e inxhinierisë sociale përmes dialogëve shtesë të konfirmimit kur kryeni thirrje për ridrejtimin e thirrjeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.