KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Goditje e rëndë për Barcelonën para El Clasicos, ylli i ekipit pritet të mungojë për pesë javë

Goditje e rëndë për Barcelonën para El Clasicos, ylli i ekipit pritet të mungojë për pesë javë

Barcelona ka marrë një goditje të mundshme para El Clasicos, pasi Dani Olmo pritet të mungojë në përballjen e së dielës ndaj Real Madridit, pas lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit.

Sipas raportimit të mediumit spanjoll AS, mesfushori ofensiv nuk pritet të rikuperohet në kohë për duelin e fundjavës, duke i shkaktuar një tjetër problem trajnerit Hansi Flick në përzgjedhjen e skuadrës.

Megjithatë, shkalla e lëndimit ende nuk është konfirmuar, pasi Barcelona duhet t’i kryejë ekzaminimet e nevojshme mjekësore për të përcaktuar kohën e rikuperimit.

Olmo ishte titullar ndaj PSG-së, me Flickun që e preferoi para Fermin Lopezit në mesfushë. Megjithatë, ndeshja e tij përfundoi në minutën e 27-të, pas një përplasjeje me mesfushorin e PSG-së, Vitinha.

Futbollisti spanjoll u rrëzua në fushë dhe e kuptoi shpejt se nuk mund të vazhdonte, duke kërkuar zëvendësimin. Në vend të tij u inkuadrua Fermin Lopez, ndërsa pamjet televizive treguan Olmon dukshëm të dëshpëruar nga lëndimi.

Sipas AS, një rezonancë magnetike e planifikuar për të mërkurën në Barcelonë pritet të përcaktojë diagnozën e saktë dhe të japë një pasqyrë më të qartë për kohën e rikuperimit.

Nëse konfirmohet dyshimi për një çarje muskulore, Olmo mund të qëndrojë jashtë fushave për katër deri në pesë javë.

Kjo do të ishte një goditje e madhe për Flickun, i cili do të humbiste një tjetër alternativë të rëndësishme në një periudhë me ndeshje të shumta dhe kërkuese./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.