KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Goditje e re për Manchester Cityn, ylli i skuadrës mungon për disa javë

Goditje e re për Manchester Cityn, ylli i skuadrës mungon për disa javë

Jeremy Doku pritet të mungojë për disa javë për shkak të një lëndimi në pulpë, të pësuar gjatë humbjes 3-0 të Manchester Cityt ndaj Arsenalit në Community Shield.

Doku u zëvendësua në pushimin mes pjesëve, ndërsa pas ndeshjes u pa me akull të vendosur në pulpë.

Sipas mediumit belg “Nieuwsblad”, te Manchester City janë të shqetësuar se ky dëmtim mund të lidhet me vështirësitë fizike që Doku ka pasur pas Kampionatit Botëror. 24-vjeçari kishte vuajtur më herët nga një infeksion i rëndë respirator dhe një lëndim në kyçin e këmbës, duke mos arritur të zhvillojë një përgatitje normale parasezonale.

Për pasojë, Doku do ta humbasë me siguri ndeshjen hapëse të Manchester Cityt në Ligën Premier kundër Bournemouthit këtë fundjavë.

Klubi shpreson që një periudhë më e gjatë pushimi ta ndihmojë anësorin belg të rikuperohet plotësisht dhe të rikthehet në formën e tij më të mirë.

Doku ishte titullar ndaj Arsenalit në Community Shield, por nuk arriti të ndikonte në lojën e Cityt, i cili u mposht 3-0 në Cardiff./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.