KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Goditja e Lo Celso ndaj Lamine Yamalit mbeti pa u ndëshkuar

Goditja e Lo Celso ndaj Lamine Yamalit mbeti pa u ndëshkuar

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Giovani Lo Celso goditi Lamine Yamal gjatë përplasjes që çoi në përjashtimin me karton të kuq të Facundo Bernal në ndeshjen mes Real Betisit dhe Barcelonës, por veprimi i argjentinasit mbeti pa ndëshkim nga gjyqtari.

Ngjarja ndodhi në pjesën e dytë, pas golit të Abde Ezzalzoulit për rezultatin 2-3. Portieri i Betisit, Álvaro Valles, u përfshi në një përplasje me Fermín Lópezin, ndërsa Lamine Yamal iu afrua për të parë gjendjen e bashkëlojtarit të tij.

Në atë moment, Bernal e shtyu Yamalin, i cili reagoi duke ia kthyer shtyrjen. Mesfushori i Betisit më pas e goditi dy herë me kokë futbollistin e Barcelonës, duke u ndëshkuar me karton të kuq direkt.

Megjithatë, sipas Mundo Deportivos, pamjet e transmetuara nga DAZN tregojnë se Lo Celso e goditi Yamalin me dorë gjatë përplasjes, një veprim për të cilin nuk u ndëshkua.

Yamali u ndëshkua me karton të verdhë për reagimin e tij ndaj Bernalit, ndërsa Lo Celso vazhdoi lojën pa marrë ndëshkim për goditjen e pretenduar.

Barcelona triumfoi 5-2 ndaj Betisit, duke vazhduar serinë e fitoreve në La Liga. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.