Një grua, shtetase e huaj, është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka shkaktuar dëme materiale me veturën e saj dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas policies, rasti ka ndodhur më 15 nëntor 2026, rreth orës 08:00, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.
E dyshuara kishte goditur mbrojtëset e trotuarit me veturë dhe pas dëmtimit ishte larguar nga vendngjarja.
Policia njofton se e dyshuara është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

