KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Goditet një anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit

Goditet një anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit

Një anije mallrash është goditur nga një predhë e panjohur në Ngushticën e Hormuzit, sipas një njoftimi të autoriteteve detare britanike.

Incidenti është raportuar nga UKMTO (United Kingdom Maritime Trade Operations), duke ngritur shqetësime për sigurinë në një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë.

Një burim i verifikuar ka konfirmuar se anija është goditur, ndërsa ende nuk dihet natyra e predhës apo origjina e saj, shkruan skynews.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion mbi dëmet e shkaktuara apo nëse ka të lënduar.

Gjithashtu, ndikimi i mundshëm mjedisor mbetet i paqartë në këtë fazë të hershme të hetimeve.

UKMTO u ka bërë thirrje të gjitha anijeve që operojnë në zonë të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit janë në vijim.

Ngushtica e Hormuzit është një pikë kyçe për transportin global të naftës dhe gazit, dhe çdo incident në këtë zonë ka potencial të ndikojë në tregjet ndërkombëtare dhe sigurinë rajonale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.