KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Goditet nga vetëtima vdes 26-vjeçari në Suharekë

Goditet nga vetëtima vdes 26-vjeçari në Suharekë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së martës në Suharekë, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga vetëtima në një zonë malore të bjeshkëve të Maqitevës.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 17:23, Qendra e Emergjencës në Suharekë ka njoftuar se pranë vendit të njohur si “Guri i Dellocit”, në zonën malore ndërmjet bjeshkëve të Bukoshit dhe Dellocit, një person dyshohej se ishte goditur nga rrufeja dhe ndodhej pa shenja jete. Rasti ishte raportuar nga disa banorë të fshatit Delloc.

Pas marrjes së njoftimit, patrulla e Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me hetuesit, është nisur drejt vendit të ngjarjes. Policia bëri të ditur se ndërhyrja është vështirësuar për shkak se incidenti kishte ndodhur në një zonë të thellë malore me qasje të kufizuar.

Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e Emergjencës së Suharekës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës, F.B., mashkull, rreth 26 vjeç.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.