Gjyqtari kushtetues Osman Kadriu në intervistën për Alsat vuri në pah nevojën për riformulim të preambulës së Kushtetutës, e cila sipas tij shqiptarët i definon si qiraxhinj.
Kadriu tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë të huaj, por vendas.
“Në preambulë definohet “shqiptarët pjesë e popullit”, siç i përmendin edhe të gjithë etnikumet tjera, “pjesë e popullit”… Kjo ju lutem aludon në një situatë dhe tezë shumë të rrezikshme që flet se ne si pjesë e popullit, domethënë rastësisht kemi ndodh dhe jetojmë në Maqedoni, qiraxhinj me qenë këtu se kemi dalë prej shtetit tjetër, e kemi gabuar rrugën, jemi futur në Maqedoni dhe këtu jetojmë. Ne nuk jemi këtu qiraxhinj dhe nuk jemi pjesë e popullit, ne jemi vendas këtu”, tha gjyqtari Osman Kadriu në intervistën për Alsat.