Dy ish-presidentët e Barcelonës, Josep Bartomeu dhe Sandro Rosell, si dhe ish-sulmuesi Neymar Junior janë liruar nga akuzat për korrupsion në Spanjë.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesën e DIS për akuzat për korrupsion kundër Neymar dhe ish-presidentëve të Barcelonës, Josep Bartomeu dhe Sandro Rosell, duke i lënë në fuqi lirimet e tyre.
Ata kishin qenë nën hetim për korrupsion dhe mashtrim në lidhje me transferimin e Neymar te Barcelona në vitin 2013 nga brazilianët e Santosit.
DIS, një kompani braziliane që zotëronte 40% të aksioneve të Neymar kur ai ishte te Santos, argumentoi se humbën pjesën e tyre të merituar nga transferimi sepse vlera e vërtetë e marrëveshjes ishte nënvlerësuar nga palët e përfshira.
Megjithatë, Dhoma Penale e Gjykatës së Lartë ka hedhur poshtë ankesat kundër vendimit të Gjykatës Provinciale të Barcelonës. /Telegrafi/