KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjykata Penale refuzon ankesën, avokati Fehmi Stafa mbetet në paraburgim

Gjykata Penale refuzon ankesën, avokati Fehmi Stafa mbetet në paraburgim

Avokati Fehmi Stafa mbetet në paraburgim, ankesa e tij kundër paraburgimit 30-ditor, që i është caktuar për marrje ryshfeti, është refuzuar.

“Këshilli i Gjykatës Themelore Penale të Shkupit, duke vepruar sipas ankesës së mbrojtjes së të dyshuarit F.S., ish-prokuror shtetëror, kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake me të cilin të dyshuarit i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pas një seance dhe këshillimi, nxori vendim me të cilin, ankesa refuzohet si e pabazuar dhe vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake mbetet në fuqi.

Domethënë, F.S., për të cilin ekziston dyshim i arsyeshëm për vepër penale, “Marrje shpërblimi” për ndikim të paligjshëm, mbetet në paraburgim për shkak të ekzistencës së rrethanave sipas nenit 165, paragrafi 1, pikat 1 dhe 2, pra “Rreziku i arratisjes dhe Ndikimi mbi dëshmitarët””, njoftojnë nga Gjykata Penale e Shkupit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.