Më 12 qershor, Këshilli Federal dërgoi për konsultim dy propozime për ligjin e ri të gjuhëve, ndërsa, afati i fundit ka përfunduar të hënën.
Debati u përqendrua në zbatimin me një gjuhë kombëtare dhe anglishten në shkollën fillore, ose një gjuhë të dytë kombëtare nga shkolla fillore deri në fund të arsimit të mesëm të ulët, shkruan Swissinfo.ch, transmeton Telegrafi.
Të Gjelbrit mbështesin opsionin e parë, ndërsa Social Demokratët (SP) preferojnë të dytin, nëse një rishikim bëhet i nevojshëm.
Kurse, Demokratët e Lirë (FDP) i hedhin poshtë të dyja opsionet.
E sa u përket mësuesve zviceranë, ata mbështesin opsionin e dytë, me kusht që objektivat të përshtaten dhe të jenë në dispozicion burime të mjaftueshme.
Nga ana tjetër, Fribourg mbështet opsionin e parë, ashtu si edhe Valais. Disa parlamente kantonale duan të shtyjnë mësimin e frëngjishtes deri në shkollën e mesme./Telegrafi/

