KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjobitet gruaja nga Shkupi, me makinë lëvizte nëpër shtegun për këmbësorë

Gjobitet gruaja nga Shkupi, me makinë lëvizte nëpër shtegun për këmbësorë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se është sanksionuar një banore e Shkupit, e cila me një veturë “Audi” ka lëvizur në shtegun për këmbësorë në parkun “Gruaja Luftëtare” në Shkup.

“Më 19.03.2026, në një stacion policor, zyrtarë policorë nga Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor pranë SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me L.T. nga Shkupi, e cila më 16.03.2026 në ora 14:39, me veturë të tipit “Audi” me targa të Shkupit, ka lëvizur në një shteg për këmbësorë në parkun “Gruaja Luftëtare” në Shkup. Incizimi i ngjarjes u publikua edhe në rrjete sociale. Kundër saj janë ngritur kallëzime përkatëse në përputhje me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor”, njoftojnë nga MPB.

Policia reagoi pas një sërë reagimesh nga qytetarët në rrjetet sociale, të cilët e filmuan gruan teksa lëvizte me veturën e saj në shtegun për këmbësorë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.