KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjini: Rasti i Arlindës e ka shkundur Kosovën, dy ministrat duhet të japin dorëheqje

Gjini: Rasti i Arlindës e ka shkundur Kosovën, dy ministrat duhet të japin dorëheqje

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini,  ka folur për ngjarjet e fundit në vend, duke u ndalur te rasti i Arlindës dhe përgjegjësia institucionale.

“Ky rast e ka shkund Kosovën, është një rast makabër. Arlinda kishte kërkuar ndihmë, ndihmë që ka munguar. Nëse nuk ka reaguar policia, kujt t’i drejtohemi? Nëse prokuroria nuk ka reaguar, kujt t’i drejtohemi?”, ka deklaruar Gjini.

Ai ka thënë se dorëheqja e dy ministrave është masa minimale që do të duhej të ndërmerrej pas kësaj ngjarjeje.

“Gjëja më e vogël që kish mujt me ndodhë është me u dorëheqë dy ministrat. Në vende të tjera dorëhiqen edhe për gjëra shumë më të vogla”, ka theksuar Gjini.

Gjini ka bërë të ditur se Aleanca i ka mbështetur protestat e organizuara pas kësaj ngjarjeje dhe se shumë anëtarë të partisë janë pjesë e tyre. /dtvmedia

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.