KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjini: Ky mandat është një përgjegjësi e madhe ndaj secilit qytetar që na ka besuar

Gjini: Ky mandat është një përgjegjësi e madhe ndaj secilit qytetar që na ka besuar

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka uruar gjithë deputetët e zgjedhur në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës.

Gjini përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ky mandat është një përgjegjësi ndaj secilit qytetar.

“Punë të mbarë dhe shumë suksese të gjithë deputetëve të Kuvendit në seancën e sotme konstituive, e në veçanti grupit tonë të deputetëve të Aleancës! Ky mandat është një përgjegjësi e madhe ndaj secilit qytetar që na ka besuar. Jam plotësisht i bindur se ekipi i Aleancës do të jetë zëri më i fuqishëm i arsyes, zhvillimit dhe stabilitetit në këtë legjislaturë. Qëndrimi ynë si Aleancë ka qenë dhe mbetet plotësisht i qartë dhe transparent. Suksese të gjithëve dhe ju priftë e mbara”, ka shkruar Gjini. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.