KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Gjini: Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për rritjen ekonomike të Kosovës, duke vlerësuar se shifrat nuk duhet të interpretohen me triumfalizëm politik, pasi sipas tij ato nuk pasqyrojnë realitetin ekonomik të qytetarëve.

Përmes një reagimi në Facebook, Gjini theksoi se Kosova vazhdon të ketë GDP-në më të ulët për kokë banori në rajon, ndërsa hendeku me vendet fqinje dhe Bashkimin Evropian mbetet i madh.

Sipas tij, një rritje ekonomike prej rreth 4 për qind nuk është e mjaftueshme për të siguruar zhvillim të mirëfilltë, pasi mbështetet kryesisht në konsumin e brendshëm dhe remitancat, e jo në prodhim, industri dhe eksporte.

Gjini ka paraqitur edhe një analizë krahasuese, sipas së cilës, nëse vazhdon ritmi aktual i rritjes ekonomike, Kosovës do t’i duhen rreth 8 vjet për të arritur Bosnjë e Hercegovinën, 13 vjet Maqedoninë e Veriut, 20 vjet Shqipërinë, 54 vjet Malin e Zi, 77 vjet Serbinë dhe mbi 130 vjet për të arritur mesataren e Bashkimit Evropian.

Ai ka theksuar se inflacioni i viteve të fundit ka zbehur fuqinë blerëse të qytetarëve, duke bërë që rritja ekonomike të mos reflektohet në përmirësimin e standardit të jetesës.

Në fund të reagimit, kryetari i Aleancës ka bërë thirrje për ndryshim të menjëhershëm të politikave ekonomike, duke kërkuar mbështetje për prodhuesit vendorë, investime në teknologji, krijim të vendeve të punës me vlerë të shtuar dhe rritje të eksporteve.

Sipas tij, Kosova duhet të kalojë nga një ekonomi e mbështetur në konsum, në një ekonomi të bazuar në prodhim dhe zhvillim afatgjatë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.