Shëndeti i gruas mbetet një nga shtyllat kryesore të një shoqërie të shëndetshme dhe zhvillimet e fundit në mjekësi po ndryshojnë ndjeshëm mënyrën se si trajtohen dhe menaxhohen proceset gjinekologjike dhe obstetrike.
Kjo u theksua në episodin e 72-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, ku i ftuar ishte gjinekologu me përvojë shumëvjeçare, Sebajdin Gjini.
– YouTube www.youtube.com
Sipas tij, trendet moderne në gjinekologji janë të orientuara drejt personalizimit të trajtimit dhe minimizimit të traumave kirurgjikale. Metodat si laparoskopia, histeroskopia dhe kirurgjia robotike kanë sjellë rezultate më të mira klinike dhe rikuperim më të shpejtë për pacientet.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është qasja më gjithëpërfshirëse ndaj shtatzënisë, ku edhe bashkëshorti luan rol aktiv, jo vetëm gjatë kontrolleve, por edhe në procesin e lindjes.
Kjo, sipas Gjinit, ndikon pozitivisht në aspektin emocional dhe psikologjik të gruas.
Megjithatë, sfidat mbeten, sidomos tek shtatzënitë me rrezik të lartë, ku faktorë si diabeti, hipertensioni apo lindjet e parakohshme kërkojnë një bashkëpunim multidisiplinar.
Ai thekson se monitorimi i vazhdueshëm dhe vetëdijesimi i grave kanë ndikuar në uljen e komplikimeve.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”: /Telegrafi/