KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Gjimshiti mund të largohet në verë nga Atalanta, por një tjetër skuadër e madhe italiane e do atë

Gjimshiti mund të largohet në verë nga Atalanta, por një tjetër skuadër e madhe italiane e do atë

Vera pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e disa lojtarëve të Kombëtarja shqiptare, ndërsa një nga emrat më të përfolur është kapiteni Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi 31-vjeçar ndodhet në muajt e fundit të kontratës me Atalanta dhe deri tani nuk ka një vendim përfundimtar nga palët për rinovimin.

Pas një dekade në Bergamo, ku është kthyer në një figurë kyçe dhe shumë të dashur për tifozët, e ardhmja e tij mbetet e paqartë.

Në rast se Gjimshiti vendos të largohet si lojtar i lirë, interesimi për të pritet të jetë i madh. Sipas mediave italiane, një nga klubet më të interesuara është Fiorentina, e cila kërkon të përforcojë repartin defensiv për sezonin e ardhshëm.

Drejtori sportiv Fabio Paratici raportohet se e sheh Gjimshitin si një profil ideal për të sjellë eksperiencë dhe stabilitet në mbrojtjen e skuadrës nga Firence.

E ardhmja e kapitenit kuqezi pritet të vendoset në muajt në vijim, ndërsa në të kaluarën ai ka refuzuar oferta të majme nga Lindja e Mesme për të vijuar karrierën në Serie A. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.