KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjilani siguron internet falas në hapësirat publike, nënshkruhet marrëveshja WiFi4WB

Gjilani siguron internet falas në hapësirat publike, nënshkruhet marrëveshja WiFi4WB

Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se ka nisur zbatimi i iniciativës WiFi4WB, e cila synon ofrimin e internetit falas në vendet më të frekuentuara nga qytetarët.

Në kuadër të këtij aktiviteti, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur drejtorin gjeneral të GIZ-it për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, David Oberhuber, si dhe shefin e seksionit për Integrim Evropian, Çështje Politike, Media dhe Informim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Boguslaw Gertruda.

Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, palët kanë vizituar sheshin e qytetit, ku tashmë është instaluar rrjeti WiFi4WB.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka theksuar se ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të hapësirave publike në qytet.

“Internet falas në Gjilan, në vendet më të frekuentuara nga qytetarët”, ka deklaruar Hyseni.

Ai ka shtuar se ky investim u mundëson të rinjve, studentëve, bizneseve dhe qytetarëve qasje më të lehtë në informacion dhe shërbime digjitale.

“Kur zotimet kthehen në projekte konkrete, përfitues është gjithmonë qytetari. Faleminderit partnerëve tanë për besimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer”, është shprehur kryetari i Komunës së Gjilanit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.