KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjilani shijon fitoren e parë në pranverë, mposht me rezultat minimal Prishtinën

Gjilani shijon fitoren e parë në pranverë, mposht me rezultat minimal Prishtinën

Gjilani ka arritur fitore minimale 1-0 në derbin e javës ndaj Prishtinës.

Skuadra e drejtuar nga Debatik Curri mori fitoren e parë në stinorin pranveror në Superligë.

Ishte skuadra vendase që pati iniciativën në këtë ndeshje, derisa në minutën e 37-të erdhi goli i parë.

Edi Basa depertoi bukur dhe me një goditje nga distanca realizoi për 1-0.

Me rezultatin minimal 1-0 u mbyllen 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë dy skuadrat krijuan disa raste shënimi, por gola më nuk pati dhe Gjilani arkëtoi tre pikë duke fituar 1-0.

Me këtë fitore Gjilani mbetet në pozitën e gjashtë me 30 pikë, derisa Prishtina zbret në pozitën e tretë me 36 sosh. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.