KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjilani investon në mirëqenien e pensionistëve, përgatiten hapësirat e dedikuara për ta

Gjilani investon në mirëqenien e pensionistëve, përgatiten hapësirat e dedikuara për ta

Komuna e Gjilanit ka përfunduar inventarizimin e hapësirave të dedikuara për pensionistët, pas renovimit të zyrave, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për funksionalizimin e tyre.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, Mimoza Kadriu Qerimi, ka theksuar se synimi është që pensionistët të kenë një ambient të përshtatshëm për takime, aktivitete të ndryshme dhe kalimin e kohës së lirë.

“Pensionistët meritojnë hapësira të përshtatshme ku mund të takohen, të organizojnë aktivitete dhe të kalojnë kohën së bashku. Do të vazhdojmë të angazhohemi që ata të kenë kushte sa më të mira dhe një ambient ku ndihen të vlerësuar dhe të respektuar”, ka thënë Kadriu Qerimi.

Sipas njoftimit të komunës, me funksionalizimin e këtyre hapësirave, Aktivi i Grave Pensioniste dhe pensionistët e tjerë do të kenë një ambient të dedikuar për aktivitete sociale dhe ruajtjen e lidhjeve shoqërore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.