KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gjilani e bën pa trajner në stol atë që nuk arriti ta bënte në shtatë xhiro – shënoi tri herë dhe nuk pranoi gol

Gjilani e bën pa trajner në stol atë që nuk arriti ta bënte në shtatë xhiro – shënoi tri herë dhe nuk pranoi gol

Gjilani ka regjistruar fitoren më bindëse këtë sezon, duke e mposhtur me rezultat 3-0 Drenicën, në kuadër të javës së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.

Fitorja erdhi vetëm pak ditë pasi klubi gjilanas u nda me trajnerin Debatik Curri. Pa trajnerin e deritashëm në stol, skuadra arriti të shënojë fitoren më të thellë të këtij edicioni, duke marrë tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

Në shtatë xhirot e para, Gjilani kishte regjistruar tri fitore, tri humbje dhe një barazim, duke grumbulluar 10 pikë.

Skuadra kishte triumfuar ndaj FC Ballkanit me rezultat 1-0, Feronikelit me 3-1 dhe Llapin 2-0, ndërsa kishte barazuar 2-2 me Dukagjinin, ndërsa 0-0 me Dritën.

Humbjet kishin ardhur ndaj Prishtinës, me rezultat 2-1, Malishevës 3-1 dhe Vushtrrisë 1-0, ku kjo e fundit i kushtoi me stolin trajneri Currit.

Ndaj Drenicës, protagonistë të fitores ishin Mevlan Zeka, i cili realizoi dy gola, dhe Armend Thaqi, që vulosi rezultatin përfundimtar 3-0 nga pika e penalltisë.

Me këtë sukses, Gjilani ngjitet në vendin e tretë në tabelën e Superligës, me gjithsej 14 pikë.

Ndërkohë, klubi ende nuk ka vendosur se kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës, ndërsa sot skuadra u drejtua nga Blerim Bunjaku.

Pas ndarjes me Debatik Currin, mbetet të shihet se kujt do t’ia besojë Gjilani drejtimin e ekipit për vazhdimin e sezonit. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.