Gjiganti industrial gjerman, Arnd Franz paralajmëron: Nëse BE ndalon motorët me djegie të brendshme, do të mbyllim fabrikat.
Një nga kompanitë e mëdha industriale gjermane ka paralajmëruar se një ndalim i plotë i motorëve me djegie të brendshme në Bashkimin Evropian mund të ketë pasoja serioze për industrinë automobilistike dhe prodhimin në përgjithësi.
Sipas kompanisë, nëse BE-ja vazhdon me planin për ndalimin e shitjes së makinave të reja me motorë benzinë dhe dizel, shumë fabrika në Gjermani rrezikojnë mbylljen, pasi kërkesa për prodhim tradicional do të bjerë ndjeshëm.
Industria automobilistike gjermane prej kohësh po kërkon më shumë fleksibilitet në rregulloret e BE-së, duke paralajmëruar se tranzicioni i shpejtë drejt makinave elektrike mund të dëmtojë konkurrueshmërinë dhe të çojë në humbje të vendeve të punës.
Debati për ndalimin e motorëve me djegie të brendshme në vitin 2035 vazhdon ende në nivel evropian, ndërsa disa vende dhe prodhues kërkojnë që të lejohet përdorimi i karburanteve sintetike dhe teknologjive hibride si alternativë. /Telegrafi/