KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjeti një portofol me para e dokumente në Ferizaj dhe e dorëzoi në polici, paraqitet pronari

Gjeti një portofol me para e dokumente në Ferizaj dhe e dorëzoi në polici, paraqitet pronari

Një qytetar nga Ferizaj gjen një portofol me para dhe dokumente dhe i dorëzon në polici

Qytetari F.Abazi i moshës 34 vjeç ka gjetur pasditen e së enjten një portol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se qytetari menjëherë pas gjetjes, e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.

“Sot, më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën ‘Gjergj Fishta’ në Ferizaj. Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Tutje siç thuhet në njoftim më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin.

“Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e falënderon publikisht qytetarin F.Abazi për veprimin e tij shembullor dhe human. Ky gjest dëshmon përgjegjësi të lartë qytetare dhe kontribuon në forcimin e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe komunitetit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.