KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjesti që po prek zemrat: Kafe dhe çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Gjesti që po prek zemrat: Kafe dhe çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Pak orë para përballjes finale mes Kombëtares Kosovës dhe Kombëtares së Turqisë, një gjest i veçantë nga një lokal në Prishtina ka tërhequr vëmendjen dhe ka prekur zemrat e shumë qytetarëve.

Në hyrje të kafenesë është vendosur një letër me një mesazh domethënës: “Sot rivalë, por gjithmonë miq! Kafe dhe çaj falas për të gjithë tifozët turq. Ju e paguat më 1999 – sot nuk keni asnjë detyrim”.

Ky mesazh lidhet drejtpërdrejt me periudhën e Lufta e Kosovës, kur Turqia ishte ndër vendet që mbështeti popullin e Kosovës në momentet më të vështira. Pronari i lokalit, përmes këtij gjesti simbolik, ka zgjedhur të rikujtojë mirënjohjen dhe lidhjen historike mes dy popujve.

Reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, me shumë qytetarë që e kanë cilësuar këtë veprim si një shembull të bukur të respektit dhe miqësisë, përtej rivalitetit sportiv.

Ndërsa në fushë pritet një duel i fortë dhe emocionues, jashtë saj, ky veprim tregon se sporti mund të bashkojë njerëzit dhe të forcojë lidhjet që shkojnë përtej rezultatit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.