KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

Gjermania do të intensifikojë përpjekjet për forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe përshpejtimin e investimeve në mbrojtje, mes shqetësimeve të vazhdueshme për kërcënimin që, sipas Berlinit, paraqet Rusia.

Kështu deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, gjatë aktiviteteve të Ditës së Forcave të Armatosura Gjermane në Neubiberg.

Pistorius theksoi se situata aktuale e sigurisë e detyron Gjermaninë të rrisë shpenzimet ushtarake dhe të përshpejtojë proceset e prokurimit të pajisjeve mbrojtëse.

Sipas tij, ushtarët gjermanë meritojnë teknologjinë dhe trajnimet më të mira për të garantuar aftësinë parandaluese të Bundeswehr-it dhe për të mbrojtur vendin në rast nevoje.

Ministri gjerman nënvizoi gjithashtu se Berlini synon të luajë një rol kyç në forcimin e kapaciteteve të NATO-s në Evropë.

Ai tha se qeveria po punon për të siguruar që fondet e mbrojtjes të përdoren në mënyrë sa më efikase dhe të shpejtë, me synimin që Gjermania, si partneri më i madh evropian i aleancës, të kontribuojë në mënyrë vendimtare në aftësitë mbrojtëse të NATO-s. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.