KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Gjermania “qorton” Rusinë, thotë se Moska po përshkallëzon veprimet në disa rajone

Gjermania “qorton” Rusinë, thotë se Moska po përshkallëzon veprimet në disa rajone

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka paralajmëruar për rritjen e aktiviteteve të Rusisë në Evropë, duke thënë se Moska po përshkallëzon veprimet e saj në disa rajone, përfshirë edhe brenda territorit gjerman. Ndërkohë, të dhënat e publikuara nga BBC Russian tregojnë se qindra mijëra ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Gjatë një debati për buxhetin në Bundestag, Merz deklaroi se Rusia po shton aktivitetet e saj në rajonin e Baltikut, në Poloni, në Detin e Zi dhe madje edhe në hapësirë, shkruan The Independent, transmeton IndeksOnline.

“Rusia po përshkallëzon masivisht edhe këtu, në vendin tonë”, u shpreh kancelari gjerman.

Ai theksoi se Moska e di saktësisht se çfarë synon dhe se ambiciet e saj shkojnë përtej Ukrainës.

“Rusia dëshiron më shumë sesa Ukrainën”, deklaroi Merz, duke ngritur shqetësime për sigurinë evropiane.

Paralajmërimet e kancelarit gjerman vijnë në një kohë kur janë publikuar të dhëna të reja lidhur me humbjet njerëzore të Rusisë në luftën kundër Ukrainës.

Sipas një analize të BBC Russian, të paktën 490.334 ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga nisja e pushtimit në shkurt të vitit 2022.

BBC Russian ka siguruar më shumë se 11 milionë regjistrime të vdekjeve, që mbulojnë periudhën nga viti 2021 deri në shtator të vitit 2026. Të dhënat thuhet se janë siguruar pas një sulmi kibernetik ndaj agjencisë federale ruse të statistikave, Rosstat, të kryer nga grupet Cyber Partisans BY dhe Silent Crow.

Analiza zbulon gjithashtu se 65 për qind e të rinjve të moshës 18 deri në 24 vjeç, të cilët humbën jetën gjatë vitit 2025, kanë vdekur në luftën në Ukrainë.

Ndërkohë, në zhvillimet në terren, presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se kundërpërgjigjja e Moskës ndaj sulmeve ukrainase është “e pashmangshme”.

Deklarata e tij vjen pas vazhdimit të sulmeve të Ukrainës ndaj objekteve të industrisë së naftës në Rusi, pavarësisht kërkesave të presidentit amerikan Donald Trump që Kievi të mos i godasë këto infrastruktura.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.