KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjermania ia ndalon hyrjen një 25 vjeçari shqiptar në vend, dyshime për mospërputhje në deklarimet e tij

Gjermania ia ndalon hyrjen një 25 vjeçari shqiptar në vend, dyshime për mospërputhje në deklarimet e tij

Autoritetet gjermane ia kanë refuzuar hyrjen një shtetasi 25 vjeçar nga Tirana në aeroportin e Memmingenit, pasi gjatë kontrollit kufitar janë konstatuar mospërputhje në deklarimet e tij lidhur me qëllimin e udhëtimit.

Rasti ka ndodhur të hënën, më 23 nëntor, gjatë kontrolleve të udhëtarëve në aeroportin e Memmingenit.

Sipas policisë kufitare, i riu shqiptar kishte deklaruar se po udhëtonte drejt Gjermanisë për qëllime turistike, por shpjegimet e tij nuk përputheshin me dokumentet e paraqitura.

Pas verifikimeve dhe marrjes në pyetje, efektivët konstatuan kundërthënie të dukshme mes deklarimeve të tij dhe dokumentacionit, shkruan mediumi Bsaktuell.de

Për këtë arsye, autoritetet vendosën t’ia refuzojnë hyrjen në Gjermani dhe e kthyen atë nga kishte ardhur, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtin aeroport, policia kufitare ndaloi edhe një shtetas 46 vjeçar nga Beogradi, i cili nuk arriti të jepte shpjegime të qarta për arsyen e udhëtimit.

Gjatë marrjes në pyetje u shfaqën dyshime konkrete se ai synonte të punonte ilegalisht në Gjermani, ndaj edhe atij iu refuzua hyrja në vend.

Rastet janë bërë të ditura nga Inspektorati i Policisë Kufitare në Memmingen./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.