KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjermania dhe Kosova forcojnë “urat” ekonomike, nis edicioni i tretë i Forumit Ekonomik mes dy vendeve

Gjermania dhe Kosova forcojnë “urat” ekonomike, nis edicioni i tretë i Forumit Ekonomik mes dy vendeve

Në Prishtinë ka nisur të mbahet edicioni i 3-të i Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, një ngjarje kryesore që bën bashkë liderë biznesi, investitorë dhe politikëbërës nga Gjermania, Kosova dhe e gjithë Evropa.

Në ditën e parë, në këtë forum kanë marrë pjesë emra të ndryshëm nga politika, biznesi dhe përfaqësues medial, shkruan Telegrafi.

I pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph dhe Besnik Vasolli, drejtori ekzekutiv i agjenecionit të bizneseve gjermano-kosovare.

Nga temat kryesore që do të trajtohen në këtë forum, kanë të bëjnë me transformimin digjital, të gjelbër dhe industrial, e ky forum e pozicionon Kosovën si një partner strategjik për kompanitë gjermane — duke ofruar inovacion, fuqi punëtore të kualifikuar dhe me zinxhirë të qëndrueshëm furnizimi.

Gjatë këtyre dy ditëve, programi fokusohet në tri shtylla kryesore: Transformimin Digjital & Inteligjencën Artificiale, Energjinë & Infrastrukturën e Qëndrueshme, si dhe Prodhimin e Avancuar.

Përveç sesioneve plenare me krerë shtetërorë e ekspertë ndërkombëtarë, pjesëmarrësit do të zhvillojnë takime direkte B2B për t’i shndërruar diskutimet në partneritete konkretet biznesi.

Kurse, në ditën e dytë, fokusi do jetë te diaspora dhe të mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve.

Telegrafi do t’iu mbajë të informuar në lidhje me zhvillimet e këtij forumi./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.