KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjenerali Lama sfidon Daçiqin: Do të doja të nisej për në Prizren sa jam gjallë unë (VIDEO)

Gjenerali Lama sfidon Daçiqin: Do të doja të nisej për në Prizren sa jam gjallë unë (VIDEO)

Ditë më parë, ministri në largim i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se “herët a vonë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”.

E Gjenerali në pension i ushtrisë shqiptare, Kudusi Lama, në DPT te Fidani në Klan Kosova, e sfidoi ministrin serb, duke thënë:

“Tani unë do të doja që të nisej Daçiqi me ardhë në Prizren. Me që jemi në këtë situatë. Ai ka shumë qejf me ardh me ngul flamurin në Prizren. Do doja të niset të vij ta nguli atë flamurin atje. Do kisha shumë dëshirë sa jam gjallë unë të niset ai, veç ta shoh, ta shoh si do ta nguli”.

I pyetur nëse po e sfidon të njëjtin, Lama tha: “Absolutisht po. Me garanci që nuk ndalen shqiptarët më pa shku në gjitha trojet e 1876-ës, nuk ndalen më. Veç le të niset”.

“Mua më është mbushur mendja që pas 16 shtatorit të bëjmë kujdes me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, theksoi Gjenerali shqiptar në pension.

Ndiqeni deklarimin e Gjeneralit Lama:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.