Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Kamen të Leposaviqit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 tetor, rreth orës 07:35, nga një grua kosovare, e cila ka njoftuar se e kishte gjetur të vdekur vëllain e saj.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
VDEKJE E DYSHIMTË – Fsh. Kamen, Leposaviq 26.10.2026 – 07:35. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se kishte gjetur pa shenja jete vëllain e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Burimi: klankosova.tv ↗

